[ Fillimi ] [ Muzik ] [ Chat ] [ About Me ] [ Kontakto ]

 

 

                                                                                                 

  [ Manu ]

 -Home

 -About Me

 -Albanian Music

 -Albanian Rap

 -Albanian Videos

 -My Photos

 -Photos

 -Historija e Kosoves

 -View Guest Book

 -Signe Guest Book

 

  [ Manu 2 ]

 -Dashuria

 -Poezi

 -Poezi1

 -Poetry

 -Test Love

 -Barculeta

 -Humor

 -Tregime

 -Games

 

  [ Manu 3 ]

 -IRC Chat

 -Voice Chat

 -Shkarkime

 -Kontakto

 

 

  [ Photos ]

 -My Pics

 -Love

 -Cars

 -UÇK'es

 -Romantic

 - Friends

 

 [ Reklama ]

 -Besimi.tk

 -KosovaOnline.org

 -agroni.net

 -Bini.tk

 -AlbaHost.ca

 -RiniaShop.com

 

 

  [ Proza ]

Tregime(proza)

Ate dite...
Ate dite kur shiu binte me rrembim, ate dite kur rrugeve te qytetit nuk levizte njeri I gjalle, ishte pikerisht ajo dite e cila na bashkoi ne te dyve nen nje ombrelle. Shiu i cili binte sikur donte ta bekonte takimin tone dhe sikur priste me ngazellim qe ti leshoj rrezet e diellit ne shenje pergezimi. Buzeqeshjet e tua te kohe pas koheshme me beso se me jane ngulitur thelle ne shpirt, dhe se nuk po mund te pajtohem me faktin se ai takim do te mbetet vetem nje enderr e bukur per mua

Me beso se nuk po mund ta harroj ate dite, diten kur deshiroja qe ai takim kurre te mos perfundoj, e edhe shiu te binte ende me rrembimshem, vetem te jem prane teje, te te ndjej sepaku ne kete menyre.

Vete shikimet tona kur perballeshin me njeri tjetrin, tregonin qarte ndjenjat tona momentale, e di se me ke dashur dhe e di se ende me do, por nje gje nuk po mund ta kuptoj, pse te ndare? Ai shi nuk na takoi per t'u mos u takuar me kurre, ai behej gati ta pergezonte nje gje te tille, por q'te besh, realiteti sado i hidhur qe te jete ai megjithate eshte nje realitet, me te cilin medoemos duhet ballafaquar.

Jam me se i bindur...
Ne kete gjendje qfare jam une sot, poetet e vertete ndoshta do te shkruanin nje seri te tere romanash, por, ja qe une keta rreshta te cilet i shkruaj, me besoni se po me burojne nga thellesia e zemres, e gishtat po levizin vete, te kontrolluar nga nje ndjenje e cila me ka kapluar e qe nuk po mund ta kuptoj se nga me erdhi.

Nuk mund te them se po vuaj per ty, mbase ty me nuk do te dua kurre, sepse ti nuk e meriton nje gje te tille. Por, nuk mund te them se edhe te kam harruar, mbase tani e shohe se ti kishe leshuar rrenje thelle ne zemren time, por jam me se i bindur se tani me ato rrenjet e tua kane filluar te kalben dhe dashuria qe ndjeja per ty dita dites vetem se po rrenohet.

E di....
e di se ndoshta do ta kem veshtire te te shlyej nga zemra, e aq me pak buzeqeshjen tende aq te bukur dhe te embel, por me beso se jam i armatosur gjere ne dhembe qe ta luftoj nje gje te tille dhe se jam i bindur ne fitore. Keto qe shkruaj ti ndoshta do t'i quash marrezira duke i nenqmuar deri ne shkallen e fundit, por jam me se i bindur qe ti forte mire e din se eshte te dashurohesh

Me beso se kurre ne jete nuk i kam dashur shkrimet, e aq me pak kur eshte fjala per dashuri, por shpresoj se ky do te jete shkrimi im i pari dhe i fundit qe po shkruaj (e sidomos per dashuri, ne te cilen ende besoj, por, ne ty me KURRE)

Tanime e kuptoj...
Tani me e kuptoj fare mire se edhe ajo pak shprese ne te cilen kisha besim te plote se do te me ndihmoj, nuk me doli ne fjale. Ajo nje kohe me premtoi se kurre me nuk do ta duash, tanime do te jetosh i qete, me tha, fillova t'i besoj mbase isha i bindur se ajo nuk do te me genjeje, por nje dite ndodhi ajo e papritura, prane buzeqeshjes tende aq te bukur dhe te embel ajo filloj te ndihej e pafuqishme. -Nuk mund te duroj me, me tha. -Por fjala eshte fjale i thash. Te kujtohet se q'me premtove?! Nuk mora pergjigje direkte, vetem se te rrahurat e saj filluan te ngadalesohen. "U hapen prape plaget e vjetra", m'u duke se degjova nje ze tmerrues! Jo, i thash, kete nuk do ta lejoje kurre, ato i kam shlyer pergjithmon dhe se... thjeshte nuk mund te paramendoja se mund te bie prape ne nje gjendje te tille. -Por tanime e kuptoj se ti je ajo pa te cilen as stina me e bukur nuk e ka bukurine e saj. -Ti- je ajo lule qe edhe ne acarin me te madhe shkelqen me bukurine tende -Ti- je e ajo qe ne qdo stine, ne qdo kohe dhe ne qdo momente me beso se je prane meje, jeton me mua.

Sikur ta dija...
Sikur ta dija se qe nga ai moment kur shikimet tona do te perballen me njeri tjetrin, jeta ime do te merre kete kahje, dhe sikur ta dija se ajo buzeqeshja jote do te mbetet per jete nje vrrage e pashlyer ne zemren time, ndoshta nuk do te kisha pranuar as ta dija emrin tend, e aq me pak te te njohe.

Pamja jote I kushtoi shume shtrenjte zemres sime, buzeqeshja jote arriti te kete nje influence marramendese ne shpirtin tim. Nganjehere me duket se shpesh here zemra I mallkon syte, duke I akuzuar ata si shkaktare kryesor per e gjithe kete beteje qe zhvillohet brendaperbrenda shpirtit tim, por jo, problemi nuk qendron ketu, sepse, me siguri se edhe zemra po te kishte mundesi e ta shihte ate bukuri te cilen paten rastin ta shohin syte, ndoshta do te reagonte edhe ne menyre me ekstreme, e ku ta di une ndoshta edhe nuk do te isha ky qe jam sot.

Ai takim, ai shikim , ajo buzeqeshje aq simpatike dhe terheqese, tash po e shoh se me te vertete me kane kushtuar shume ne jete. Megjithe mundin teper te madhe qe sepaku per nje kohe te mos I kujtoj, asnjehere nuk munda te I shlyej nga zemra, asnjehere nuk munda qe te mos jetoj me to, ato ishin pjese e jetes sime, pjese e hidherimit e gezimit tim. Ato I kam pasur afer ne qastet me te veshtira si dhe ne qastet me te mira te jetes sime, jeta ime pa ato nuk kishte kuptim, andaj I mbajta e i mbajta si dhe I ruajta gjaaaate sikur ndonje pjese te trupit tim, por megjithate ato mbeten vetem shikime, buzeqeshje dhe asgje me teper.

Takimi yne...
Takimi yne mori fund, nuk doja te besoja nje gje te tille, por megjithate ky ishte realiteti yne i hidhur, i cili me mundonte per se tepermi. E dija se ty tash e tutje do te shohe shume rralle, por megjithate as kjo nuk me pengoi te te dua.

Kujtimet kur isha me ty, me beso se ma kane gerryer shpirtin, s'doja te besoja se te kam humbur, sepse po te besoja nje gje te tille, kjo per mua do te thoshte fund, andaj medoemos doja te besoja ne dashurine tende, te cilen tashme e shiqoj si nje te kaluar te hidhur si dhe periudhen me te marrezishme te jetes sime. Dashurine qe pata ndaj teje, ndoshta eshte pak ta quaj mekatin me te madhe qe bera ne jeten time. quditem me vehten si te deshta aq shume, e them kete sepse tashme e kuptoj se nuk jeni per t'ju dashur, e sidomos ashtu si te deshta une, me nje dashuri ndoshta edhe me te kthjellet se loti.

Ajo qe me se shumti me permallonte ishte vendi yne i takimit, ku takoheshim kahere. Kur kaloja andej, me beso se me vinte per te klithur me nje te klithur te madhe, duke shpresuar se do te me degjosh diku dhe se atehere do ta kuptosh dashurine time. Por jo, tashme e shohe se ato ishin vetem iluzione dhe asgje me teper. Megjithate, pas gjitha ketyre vuajtjeve, tash po e shohe se ne jeten time ka filluar te shkelqej nje shkendije ne te cilen shpresoj se dalengadale do te m'i shlyej edhe keto pak kujtime qe kam per ty, dhe se ti per mua nuk do te ekzistosh me KURRE

 

 

Designed By Hajdin Karameta

Copyright © 2003 Hajdini.com Inc. All Rights Reseved